‘Keni një vend të bukur’, Vance takohet me presidentin e Izraelit

Pas takimit me Benjamin Netanyahun më herët sot, zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance është takuar me presidentin izraelit, Isaac Herzog, pasdite.

Presidenti, i cili ishte anëtar i Partisë së Punës Izraelite të qendrës së majtë, e priti JD Vance në rezidencën presidenciale në Jerusalem.

Vance la një shënim në librin e mysafirëve të presidentit, duke e lavdëruar Izraelin si një “vend të bukur”.

Herzog, nga ana tjetër, i tha Vance se ishte një “fans i madh” i librit të tij “të jashtëzakonshëm” Hillbilly Elegy gjatë një pjese publike të vizitës.

“Gjithmonë më ka lënë mbresa historia juaj dhe mënyra se si është treguar”, shtoi ai.

Latest news
Related news