Një menaxher shqiptar i një firme nga Ferizaj është kërcënuar në Zveçan derisa ishte në një market dje.
Korrespondenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka thënë se menaxheri në fjalë kishte shkuar në market për të shitur produktet e tij dhe ishte kërcënuar nga një person i komunitetit serb.
Shqiptarit i ishte thënë që të mos shesë më mallrat e tij në Zveçan. Menjëherë pas kësaj, ferizajasi e kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës. /Klankosova.tv
The post Kërcënohet ferizajasi në një market në Zveçan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



