Kërkohet drejtësi me anë të protestës për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sot për të protestuar para objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan për vrasjen e trefishtë, babë e bir Selman e Edmond Hasani, së bashku me familjarin e tyre Abedin Hoxhën.

Protestuesit mbanin në duart e tyre një mori pankartash me thirrje të ndryshme “Ka sa po i ndani?”, “Ligje që ju shërbejnë të fortëve”, “Policia arreston, gjykata liron”, dhe “Gjykata i ka duart me gjak”, njofton Klankosova.tv

Të dyshuarit për vrasjen e trefishtë janë Mefail Shkodra, me dy djemtë e tij Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra. Të dyshuarit vazhdojnë të jenë ende në arrati.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se lidhur me të dyshuarin Mefail Shkodra për vrasjen e trefishtë ne Gjilan, që nga vitit 2000 janë pranuar gjithsej pesër raste penale, ku në katër raste janë ngritur aktakuzë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.

“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023  është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit”, njofton Prokuroria. /Klankosova.tv

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

 

The post Kërkohet drejtësi me anë të protestës për vrasjen e trefishtë në Gjilan appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news