Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka lëshuar një njoftim urgjent për ndihmë publike, në përpjekje për të lokalizuar dhe ndaluar një person që dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës, dhe që aktualisht mund të përbëjë rrezik në qarkullim rrugor.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 13:37, është raportuar se personi i identifikuar si Shqiprim Llugagjiu është parë duke drejtuar një veturë të tipit Mercedes ngjyrë hiri, me targa 05-345-HJ, në drejtim nga Shtimja për në Ferizaj.
I njëjti dyshohet se ka probleme të natyrës mendore dhe më parë ka qenë i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës në Prizren, ku pas vjedhjes, automjeti ishte dëmtuar rëndë.
Autoritetet dyshojnë se edhe vetura që aktualisht e drejton mund të jetë e vjedhur, ndaj kërkohet që çdo qytetar që e sheh këtë veturë apo ka informacion për personin në fjalë, të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Shtime.
Ky rast konsiderohet me rrezik të mundshëm dhe kërkon reagim të shpejtë për të parandaluar ndonjë incident më të rëndë.
Sinjali apelon qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë dhe të qëndrojnë vigjilentë nëse hasin veturën apo personin e përshkruar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



