Malisheva mposht kampionin e katërfishtë skocez në kualifikimet për Ligën e Konferencës

Malisheva ka fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0 ndaj Hibernianit të Skocisë.

Kjo fitore e madhe erdhi në kuadër të çerekfinaleve kualifikuese për Ligën e Konferencës.

Kreshnik Uka në minutën e 21-të shënoi për 1-0 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Ndërkat, fitorja u vulos përmes golit nga kundërsulmi të cilin e realizoi Valmir Nafiu në minutën e 91-të.

Mirëpo, puna ende nuk është kryer, pasi që ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Skoci.

Latest news
Related news