Klubi saudit Al-Hilal nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës dhe tashmë ka nisur lëvizjet për një tjetër transferim të bujshëm. Sipas raportimeve ekskluzive, gjiganti saudit ka bërë kontaktet e para për sulmuesin anësor të Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele.
Pas afrimit të Crysencio Summerville, Al-Hilal synon të forcojë edhe më tej repartin ofensiv me një tjetër yll të futbollit evropian. Burimet bëjnë të ditur se kontaktet e para janë zhvilluar me përfaqësuesit e futbollistit francez.
Nëse Dembele jep dritën jeshile për një transferim në Arabinë Saudite, Al-Hilal do të nisë negociatat zyrtare me PSG-në.
Klubi parisien, megjithatë, nuk dëshiron ta humbasë yllin e saj dhe synon t’ia rinovojë kontratën fituesit të Topit të Artë 2025.



