Këta janë dy të arrestuarit nga Antidroga në Prishtinë në operacionin me kodin “Dritarja”Sinjali

Trafikimi i lëndëve narkotike vazhdon të mbetet ndër sfidat më serioze për institucionet e rendit në Kosovë. Kjo veçanërisht në kryeqytet, ku aktivitetet ilegale shpesh zhvillohen në mënyrë të kamufluar, por jo gjithmonë pa u kapur nga organet e hetuesisë, raporton Gazeta Sinjali.

Më 30 prill 2025, rreth mesditës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionin e koduar ‘Dritarja’, që rezultoi me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e sasisë së konsiderueshme të kokainës dhe provave të tjera të dyshuara.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuar janë Skender Sindolli dhe Kushtrim Azemi.

Hetuesit e DHTN-së, të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë vazhduar me bastisje në një shtëpi, ku janë gjetur: Rreth 56.9 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, sasi parash në euro dhe në valuta të huaja, si dhe dëshmi të tjera relevante që do të përdoren në procedurat gjyqësore.

Në një lokacion tjetër, Policia ka sekuestruar: 10.8 gramë substancë narkotike (dyshohet kokainë), dy peshore digjitale, dhe nëntë fishekë.

Pas intervistimit në stacion policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news