Këta janë të arrestuarit për bixhoz të paligjshëm në Gjakovë Sinjali

Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, një aksion policor është zhvilluar në Gjakovë, ku është goditur veprimtaria e jashtëligjshme e lojërave të fatit. Aksioni është zhvilluar në një lokacion ku, sipas informatave të siguruara nga hetimet, funksiononte një pikë bixhozi pa licencë.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit në këtë rast janë Dion Canhasi dhe Pleurat Canhasi.

Sipas të njëjtave burime, Dion Canhasi është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, për shkak të dyshimeve të forta për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Ndërkohë, Pleurat Canhasi është proceduar në gjendje të lirë, me masën e procedurës së rregullt.

Nga lokacioni ku është zhvilluar bastisja, Policia ka sekuestruar pajisje që përdoren për funksionimin e aktiviteteve të ndaluara me ligj, si dhe dëshmi të tjera materiale që do të shërbejnë për ndriçimin e plotë të rastit.

Rasti është në duart e Njësisë së Hetimeve dhe priten zhvillime të mëtejshme lidhur me përfshirjen e të dyshuarve dhe ndoshta edhe të personave të tjerë.

Gazeta Sinjali do të raportojë me detaje të reja sapo të ketë zhvillime në këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news