Këta janë të dyshuarit për sulmin me çekan e thikë ndaj 30-vjeçarit në Fushë Kosovë, njëri në mbajtjeSinjali

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë e sulme fizike. Një përplasje e dhunshme me motive xhelozie ka ndodhur të premtën në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Fushë Kosovë, ku një i ri ka mbetur i lënduar rëndë pas një sulmi brutal me çekan dhe thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima e këtij rasti është një person rreth moshës 30-vjeçare, i cili është sulmuar fizikisht nga tre persona, përfshirë ish-bashkëshortin e të dashurës së tij.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë Dardan Ramadani (ish-bashkëshorti i të dashurës së viktimës), Yll Veseli dhe Shkëlzen Pireva.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari Ramadani e ka goditur viktimën me një çekan, ndërsa i dyshuari Veseli e ka therur me thikë në shpinë.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka kërkuar trajtim emergjent mjekësor.

Por, nuk mbaron vetëm me kaq. Përveç dhunës ndaj viktimës, të dyshuarit kanë dëmtuar edhe veturën e tij me mjete të forta.

Mjetet e përdorura në sulm nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Në skenën e dhunës ka ndërhyrë edhe personi i tretë, i dyshuari Shkëlzen Pireva, i cili dyshohet se ka hedhur një karrige plastike në drejtim të dy të dyshuarve të tjerë, në përpjekje për ta ndalur sulmin.

Rasti është iniciuar nga Policia me urdhër të Prokurores, ndërsa dje është intervistuar ish-bashkëshorti i të dashurës së viktimës.

Pas intervistimit, Dardan Ramadani është ndaluar për 48-orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë, mbeten në arrati, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news