Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e të shara kundrejt njëri-tjetrit. Në raste të caktuara, situata eskalon edhe në dhunë fizike mes tyre, duke u dashur me doemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi se si një fjalosje e mëhershme ka përfunduar me përleshje fizike dhe dëmtim të veturave, në një rast të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Suharekë.
Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën Skënderbeu, ku tre të dyshuar – u përfshinë në një konflikt fizik dhe dëmtim prone.
Gazeta Sinjali merr vesh se dy nga të dyshuarit janë vëllezër dhe janë: Sinan dhe Driton Bytyqi, ndërsa personi tretë i dyshuar është Fatlum Bytyqi.
Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se Sinani dhe Dritoni, të cilët janë vëllezër, e kanë ndalur në rrugë të dyshuarin e tretë, Fatlumin, pas një konflikti të mëparshëm.
Sinani siç mëson Gazeta Sinjali e ka sulmuar fizikisht me grushta Fatlumin dhe më pas është futur në veturën ku e priste vëllai i tij Dritoni, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Por tensioni nuk përfundoi aty.
Personi që u sulmua, Fatlumi, në shenjë revolte e ka dëmtuar makinën e vëllezërve Bytyqi nga Suhareka, sikur më pas kanë bërë edhe këta të fundit – e kanë dëmtuar veturën e personit me të cilin u përfshinë në përleshje.
Fatmirësisht, nuk raportohet për lëndime trupore, por vetëm për dëme materiale.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi që dy vëllezërit Bytyqi të ndalohen për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për “Sulm” dhe “Dëmtim prone”.
Hetimet për rastin vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



