Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë për Hetimin Kundër Narkotikëve, është kryer dje një aksion tjetër në Prishtinë e Lipjan, që rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për shitje të drogës dhe sekuestrimin e një sasie të narkotikëve, raporton Sinjali.
Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses një operacion në Prishtinë të koduar me emrin “Shpërndarësi,” i cili pasoi një hetim disa-mujor, duke rezultuar në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve, armëve dhe sendeve të tjera të kundërligjshme.
Aksioni ka filluar në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj për të vazhduar më pas në disa fshatra të Lipjanit.
Sinjali mëson ekskluzivisht edhe emrat e tre të arrestuarve që u kapën me drogë dhe armë nga Policia, bëhet fjalë për Shpejtim Salihun, Flamur Sopjanin, Xhavit Sopjanin.
Këto janë rezultatet e gjetjes së provave pas aksionit të Policisë:
• Në njërën shtëpi në banjo janë gjetur 219 qese (doza) me narkotikë të dyshuar si Kokainë, me peshë 114.4 gramë, të cilat ishin të gatshme për shitje.
• Në veturën Phaeton ngjyrë e zezë pronë e te dyshuarit Xhavit Sopjani, nën timon është gjetur një paketim me narkotikë të llojit Kokainë me peshë 171.5 gramë .
• Dy revole me numra serik, me dy karikator dhe 9 fishek.
• Një granatë dore model F1 dhe 29 fishek kalibrash të ndryshëm.
• Tri vetura të dyshuara Audi Q8, Phaeton dhe Mercedes, të cilat janë përdorur për fshehje dhe shpërndarje të narkotikëve.
• Para të gatshme në vlerë 7900 Euro dhe 100 Dollar amerikan.
• Katër (4) telefona celular.
• Dy DVR
Sipas vlerësimeve të bëra, vlera e Kokainës së konfiskuar, nëse do të shpërndahej në treg, arrin rreth 30,000 euro.
Me udhëzim të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda Prishtinë, është hapur procedura penale për: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.
Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga antidroga e Policisë në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



