Emisioni hulumtues Kiks Kosova në Klan Kosova sonte do të tregojë se si për një mandat katërvjeçar, ministrat e Albin Kurtit i ka pasuruar pushteti.
Kiksi sonte po ashtu do të tregojë se si zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, gjatë kohës sa ishte në pushtet e ka dyfishuar pasurinë.
E, një nga ministrat e Kurtit, Liburn Aliu, ka hyrë edhe në kredi, ndonëse këstin e ka 4 mijë euro e pagën gati trefish më të vogël, 1 mijë e 300 euro. Pyetja që do të marrë përgjigje në Kiks Kosova sonte për këtë është se ku i merr paratë Liburn Aliu.
Pasurimin e ministrave të Kurtit nuk e shohin si normale qytetarët e Kosovës.
Për më tepër detaje, ndiqeni sonte Kiks Kosovën nga ora 19:00.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



