Njësitet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike po zhvillojnë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari tjetër gjatë këtij aksioni është Ardita Balaj.
Derisa, Sinjali më parë ka rapotuar se i arrestuari tjetër është Ekrem Latifi.
Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, duke bërë të ditur se aksioni po realizohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë.
Ndërsa, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarit i kanë kërkuar dhe pranuar para një kandidateje me qëllim që ajo të kalojë testin praktik të vozitjes. Pas pranimit të shumës së ryshfetit, kandidatja ka kaluar testin me sukses.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

