Një veprim i rëndë dhe i papranueshëm ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, ku një person ka komentuar me fjalë fyese dhe ofenduese ndaj viktimës së njohur të dhunës seksuale gjatë luftës, Ramadan Nishori, i cili kishte ndarë publikisht historinë e tij në media.
Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se Nuhi Bujupi (rreth 23-vjeçar) ka komentuar në një lajm të publikuar nga portali “DrenicaOnline”, ku Nishori rrëfente përjetimet e tij si i mbijetuar i dhunës seksuale në kohën e luftës.
Bujupi, pa asnjë ndjeshmëri dhe me fjalor përçmues, kishte ofenduar publikisht Nishorin, duke nxitur reagime të ashpra dhe zemërim të thellë.
Pas publikimit të komentit, Policia e Kosovës – konkretisht njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës – ka vepruar menjëherë. Më 24 prill 2025, ata kanë shkuar në adresën e Bujupit në rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë dhe e kanë shoqëruar për intervistim.
Në deklaratën e tij, Bujupi ka pranuar veprimin, duke deklaruar se “kishte komentuar për të marrë sa më shumë klikime dhe pëlqime në rrjete sociale”, pa menduar për pasojat e veprimeve të tij.
Në konsultim me Prokurorin, është marrë vendim që të inicohet procedurë penale për veprën “Ngacmim seksual”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Sinjali mëson se rasti tashmë po hetohet në koordinim me Prokurorinë, ndërkohë që veprimi i Bujupit është cilësuar si akt skandaloz dhe thellësisht i papranueshëm, sidomos duke marrë parasysh ndjeshmërinë e dhimbjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



