Kualifikimet për Ligën e Konferencës, Ballkani fiton minimalisht ndaj Connahs

Ballkani ka fituar 3-2 ndaj Connahs në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Suharekasit gëzonin avantazh prej tre golash, por rrezikuan shumë pasi uellsianët arritën ta ngushtojnë në vetëm një.

Golat për vendësit i realizuan i rikthyeri Edvin Kuç, Giovanni dhe Valentin Serebe.

Mirëpo, mysafirët desh u kthyen në lojë falë golave të Max Woodcockut (penalti) dhe Hussein Mehassebit.

Latest news
Related news