Kompania japoneze shpik tualetin që analizon jashtëqitjen

Kompania japoneze Toto ka prezantuar një tualet të mençur që skanon dhe analizon jashtëqitjen e përdoruesit.

Ky tualet i ri përdor një sensor të vendosur pranë ujit të ngrohtë për të matur ngurtësinë, sasinë dhe ngjyrën e jashtëqitjes.

Të dhënat dërgohen automatikisht në një aplikacion në smartfon, ku përdoruesit mund të monitorojnë shëndetin e tyre të zorrëve.

Toto synon të promovojë kujdesin për shëndetin përmes kësaj teknologjie të avancuar.

Produkti pritet të dalë në treg më 1 gusht 2025 dhe do të kushtojë rreth 3,500 dollarë.

The post Kompania japoneze shpik tualetin që analizon jashtëqitjen appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news