Three60 ka konfirmuar se aktiviteti i planifikuar për ditën e sotme, ku do të performojë Yll Limani, do të mbahet sipas agjendës, pavarësisht reshjeve që kanë përfshirë vendin gjatë ditës.
Sipas njoftimit të organizatorëve, pritet që shiu të ndalet gjatë orëve të pasdites, ndërsa të pranishmit janë ftuar të marrin pjesë, pasi janë paralajmëruar edhe surpriza të shumta, transmeton Klankosova.tv.
“Sonte vazhdojmë sipas planit! Shiu pritet të ndalet dhe shumë surpriza ju presin. Vetëm mos harroni të merrni një xhaketë me vete, sepse më vonë gjatë mbrëmjes mund të bëhet pak ftohtë. Shihemi sonte!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

