Kontesti pronësor në Istog, biznesmeni Blakaj demanton versionin e ish-policit

Abedin Muzliaish-polic në dëshminë ka mohuar se ka kërcënuar me kallashnikov gjykatësen, i cili u arrestua për kanosje si pasojë e një kontesti pronësor në Banjë të Istogut.

Megjithatë, afaristi Ylber Blakaj në një prononcim për Insajderin shkurtimisht ka mohuar këto pretendime ku ka thënë se prona e tij vetëm ka rastisur të jetë në afërsi të asaj për të cilën Muzliaj ka kontest me dy vëllezërit Selimaj.

Prona e Muzliajt është në masë të sigurisë dhe në shqyrtim të trashëgimisë nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega Istog, nga dy vëllezërit Selimaj.

Të njëjtit, kanë ngritur kallëzim penal për uzurpim të pronës ndaj Osman Muzlijaj, i cili në pronën e tyre, pretendojnë se ka vendosur një kioskë.

Avokatja Veenra Gashi Selmanaj, rrëfeu për Teve1 se si ndodhi rasti.

“Dje me datë 30.04.2025 rreth orës 13:45 kemi dalë në vendin e ngjarjes me Gjykatën dhe ekspertin gjeodet si dhe palën e paditur, pastaj papritur, nga “hiçi” ka dalë ky personi, Abedini i cili ka ardhë në drejtimin tim deri sa isha duke e parkuar veturën, duke sharë dhe ofenduar”, tregon ajo.

Më pas, sipas saj ia ka drejtuar armën, duke menduar se ajo është gjyqtarja e rastit.

“Me thënë të drejtën, fillimisht nuk e kam vërejtur se arma është prej vërteti, dhe momentin që e ka reportuar para këmbëve të mia duke më thënë që mos të afrohem dhe mos ta kaloj mexhën, e kuptova rrezikun i cili na ishte kanosur të gjithëve. Fillimisht kishte menduar se jam gjyqtarja e rastit dhe nuk është qetësuar deri sa e ka kuptuar se jam avokatja e palës paditëse”, rrëfen rastin avokatja Gashi–Selmanaj. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news