Kosova mes 10 vendeve më të mira në Botërorin e Xhudos

Me dy medalje të fituara, ekipi i Kosovës në xhudo ka përfunduar paraqitjen e tij në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

Në renditjen përfundimtare, Kosova u pozicionua në vendin e 10-të, falë suksesit të xhudisteve Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Fazliu arriti të sigurojë medaljen e bronztë, transmeton Klankosova.tv.

Ky rezultat konsiderohet një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

The post Kosova mes 10 vendeve më të mira në Botërorin e Xhudos appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news