KQZ mbylli procesin e numërimit – kush mori më shumë e kush më pak në këto zgjedhje?Sinjali

Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e së dielës të 7 qershorit. Të fundit që u numëruan ishte votat e personave me nevoja të veçanta, dhe ato me Kusht.

Paraprakisht ishin numëruar ato me postë, nga përfaqësitë diplomatike dhe ato të vendvotimeve në Kosovë.

Tashmë, nga 100% e votave të numëruara, përveç rezultatit të partive, dihen edhe kandidatët që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Kësisoj partia fituese Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë  47.13% ose, 382,868 Vota, duke siguruar 53 mandate.

Partia Demokratike e Kosovës, është radhitur e dyta me 19.44% ose,  157,893 Vota ka marrë 22 ulëse në Kuvend.

E treta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ose, 135,559 Vota me 18 ulëse.

Parti e katërt, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 6.74% ose, 54,731 Vota, përkrahje e cila përkthehet me 7 ulëse.

Në këto zgjedhje, tek partitë ka pasur lëvizje në përqindje të votave, si dhe, në ulëset në parlament. Kështu, VV’ja në këto zgjedhje,  ka mbi 100 mijë vota më pak për dallim nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ose, 4 deputetë më pak.

PDK, ka 50 mijë vota më pak, megjithatë, ruan numrin e njëjtë të deputetë me atë të 28 dhjetorit, 22 ulëse.

LDK ka rreth 10 mijë vota më shumë për dallim nga zgjedhjet e kaluar, dhe, merr 3 deputetë më shumë.

Ngritje ka pasur edhe AAK’ja, e cila në këto zgjedhje ka marrë 1 deputetë më shumë.

Ndryshe, lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve është paraparë të nis mëngjesin e sotëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news