Real Madrid ka prezantuar zyrtarisht Ibrahima Konaten si lojtarin e tyre të ri.
Francezi vjen për të forcuar mbrojtjen, ku do të konkurrojë për një vend me Eder Militao, Dean Huijsen dhe Antonio Rudiger, shkruan Index.hr, raporton klankosova.tv.
Ai mbërrin pa kompensim, pasi nuk e rinovoi kontratën me Liverpoolin, teksa zbuloher se do të fitojë rreth 22 milionë euro bruto në sezon.
Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, deri në vitin 2030, kur do të jetë 31 vjeç. Prezantimi zyrtar do të bëhet pas Kupës së Botës.



