KQZ pezullon tenderin për bartjen e materialit votues jashtë vendit, rritet rreziku për votat e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pezulluar tenderin që ia dha “AL Dushi”, një kompanie të papërgjegjshme e cila ishte angazhuar për bartjen e materialeve votuese nëpër vendvotime në ambasadat e Kosovës në mbarë botën dhe kthimin e fletvotimeve në Kosovë, pa i plotësuar kriteret që kërkoheshin.

Gazeta Express merr vesh se KQZ e ka marrë sot vendim për pezullimin e këtj aktiviteti të prokurimit.

Operatori ekonomik, oferta e të cilit është shpallur “administrativisht e papërgjegjshme” të mërkurën ka parashtruar ankesë në KQZ, duke e shfrytëzuar këtë të drejtë konform afatit ligjor. Aty, ky operator ekonomik ka paraqitur fakte të cilat dëshmojnë se oferta e tyre ishte konform kërkesave të parashtruara në tender.

Kompania “AL Dushi”, që kishte ofertuar me çmim dy herë më të lartë, nuk kishte dorëzuar sigurim të tenderit si një garanci, siç kërkohet në formularin e aplikimit, nuk e kishte specifikuar se ofron shërbimin e postës diplomatike ndërkombëtare, siç kërkohet në rastin specifik dhe materialet votuese e fletvotimet do t’i barte me fluturime komerciale.

The post KQZ pezullon tenderin për bartjen e materialit votues jashtë vendit, rritet rreziku për votat e diasporës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news