Kreu i OBSh-së dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shëndetësore pas tensioneve të vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.

Tedros citon sulmin e mëngjesit të sotëm në Spitalin Soroka në Izrael si dhe vdekjet e raportuara të punonjësve shëndetësorë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në Teheran, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Raportet mbi sulmet ndaj shëndetit deri më tani janë të tmerrshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbrojnë institucionet shëndetësore, personelin shëndetësor dhe pacientët në çdo kohë. Ilaçi më i mirë është paqja”, ka shkruar ai.

The post Kreu i OBSh-së dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news