Astrologia Denisa Shyle, në emisionin “Ora Shtatë” ka bërë të ditur se çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë muajit korrik.
Ajo tha se pavarësisht se Mërkuri është në retrogradë dhe mund të sjellë vështirësi e sfida, prapë se prapë, sipas saj, shenjat mund të nxjerrin rezultate pozitive në fund, transmeton Klankosova.tv.
“Retrograda në Merkurë ndikon në gjithçka që ka të bëjë me komunikimin dhe lëvizjen, dhe detyrimisht në këto pika duhet të jemi më të ngadalësuar. gjatë kësaj periudhe ne mund të keqkuptojmë atë që thuhet, si rrjedhojë mund të shkaktojmë dëme në raporte private”, tha Shyle në Klan Kosova.



