Kampionati Botëror po vazhdon të sjell emocione për tifozët e futbollit.
Kombëtare të mëdha si Gjermania dhe Holanda befasuan para dy ditësh duke u eliminuar në fazën e parë eliminatore të Kupës së Botës, raporton klankosova.tv.
Megjithatë, Franca, Norvegjia dhe Meksika nuk i lanë asgjë në dorë të fatit duke arritur të kalojnë tutje në 1/8 e finales.
Gazetari, Mantho Prokopi tha se është i lumtur me avancimin tutje të Meksikës duke thënë se shpreson për një finale mes Meksikës dhe Portugalisë.
“Ditën e djeshme, ajo çka pamë dy ditë më parë ku u eliminua Gjermania dhe Holanda, ditën e djeshme na karikoi se mund të kemi surpriza të tjera, por nuk ndodhi kjo gjë. Norvegjia arriti të kualifikohej edhe pse jo pa vështirësi, Franca po ashtu 3-0, jo vetëm shifrat por edhe mënyra se si luajtën dje, dominuan totalisht. Franca veçse vijoi në rrugën që ne e kemi projektuar për ta që është ndalesa e fundit finalja. Ndërsa Meksika mund ta quajë një vijimësi të një forme shumë të mirë që po zhvillojnë dhe si tifoz i Portugalisë jam i lumtur që Meksika kaloi më tej pasi vazhdojë t’i besojë pak parashikimit të Simpsonsave që finalja mund të jetë Meksikë-Portugali”, tha ai.



