Kupa e Kosovës, Llapi dhe Drenica me fitore minimale kualifikohen në gjysmëfinale

Sot po zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi ka fituar si mysafir i Malishevës me rezultat minimal, 0:1.

Ishte goli i Ardit Tahirit në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë ai që çoi llapjanët në gjysmëfinale.

Ndërkaq, Drenica ka triumfuar ndaj Ferizajt, njashtu me rezultat 1:0.

Ishte goli i Mohammed Fofanës në minutën e 18-të që ua dha epërsinë dhe eventualisht fitoren vendësve.

The post Kupa e Kosovës, Llapi dhe Drenica me fitore minimale kualifikohen në gjysmëfinale appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news