Kurti nga Posta e Kosovës lavdërohet për zyrat e kësaj ndërmarrje që u vendosen në veri

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Postën e Kosovës,  nga ku tha se  kjo ndërmarrje publike këtë vit po e mbyll me rreth 1 milion euro fitim, ndryshe nga viti i kaluar që ishte rreth 800 mijë eurot fitim, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se Posta e Kosovës operon me 166 zyra, 16 prej tyre në Veri të Kosovës, për çka edhe dha lëvdata për vendimet e Qeverisë që drejtonte ai.

“Është për tu përshëndetur fakti që po zgjerohet rrejti i zyrave dhe i shërbimeve postare. Gjithsej i kanë në Kosovë 166 zyra prej të cilave 16 janë në veri të Ibrit në Republikën e Kosovës. Janë ndërpre rrjedhjet financiare, janë shuar strukturat ilegale. Nuk operon në Kosovë as posta e Serbisë e as kursimorja postare e Serbisë dhe dinari më nuk është mjet pagese dhe nuk ka pasë vakum sepse Posta e Kosovës ishte aty të ofrojë të gjitha shërbimet të cilat dikush konsideronte se mund të mungojnë atëherë kur të ndërpritet ilegaliteti që kishim në të kaluarën”, tha ai.

LAJMI NË PËRDITËSIM…

Latest news
Related news