Kryeministri Albin Kurti edhe një herë ka refuzuar t’i përgjigjet gazetarëve nëse i ka numrat për të formuar Qeverinë pas seancës së 15 prillit.
Pas përurimit të pikëkalimit të përbashkët “Hani i Elezit – Bllacë”, Kurti u pyet disa herë rreth zhvillimeve politike, por ai zgjodhi të mos japë asnjë përgjigje konkrete.
Në vend të kësaj, ai foli për bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut.
“Mbledhja e dy qeverive ka qenë në nëntor, ju po e shihni sa shpejt e mirë është realizuar në prill, urime të gjithëve. Besoj që kjo mbledhje që kemi mbajtur në nëntor në Prishtinë, mes dy qeverive, ka qenë vendimtare me protokollin e zbatimit për një realizim konkret, praktik dhe të shpejtë,” tha Kurti, duke shmangur pyetjet për shumicën parlamentare.
Kjo është hera e tretë brenda pak ditësh që Kurti iu shmanget përgjigjeve në lidhje me fatin e Qeverisë së re dhe nëse ka siguruar mbështetjen e nevojshme në Kuvend.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



