Kurti takon ambasadorin e ri të Bullgarisë, flasin për çështje të sigurisë dhe thellim të bashkëpunimitSinjali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka pritur në takim ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Në këtë takim, Kurti ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që Bullgaria po i jep Kosovës, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ai ka vlerësuar rolin e këtij shteti si aleat në NATO dhe si faktor stabiliteti në rajon.

“Republika e Kosovës dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të ngushtë institucional”, thuhet në komunikatë.

Temat kryesore të diskutimit ishin bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe në fushën e sigurisë. U përmend edhe nevoja për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitja e inovacionit mes dy vendeve.

Kurti i ka dëshiruar suksese ambasadorit të ri, duke theksuar se Kosova është e hapur për partneritet të thelluar me Bullgarinë në çdo fushë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news