Kurtit i duket i lirë çmimi i rrymës (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti edhe sot në jug të Mitrovicës ka thënë se çmimi i rrymës në Kosovë është lirë.

Kjo megjithëse çmimi mesatar i kwh (kilovat për orë) në Kosovë është 7,76 centë euro.

Në tubimin në Mitrovicë, Kurti ka premtuar se do të investojë në FSK, pasi kësisoj Serbia do të mendonte dy herë nëse do të donte ta sulmonte Kosovën.

Ai tha se ka mbyllur shumë rrugë ilegale dhe ka bërë ndryshme të mëdha në strukturat që sipas tij janë udhëhequr nga Serbia.

Kurti në Mitrovicë u mor edhe me mediat, kur tha se “mediat po tentojnë ta paraqesin situatën në veri të Mitrovicës ndryshe”.

Ndërkohë, njëra nga kandidatet për deputete e huqi numrin e Lëvizjes Vetëvendosje, ku në vend që të thoshte 113 në vend të 118.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news