Ky është 20-vjeçari i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në DeçanSinjali

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti ku kanë qenë të përfshira dy vetura ka mbetur një person i vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për aksidentin me fatalitet është Leondrit Lokaj, rreth 20 vjeçar.

Po ashtu, Gazeta Sinjali pak më parë zbuloi edhe emrin e viktimës e cila është Zejnije Elezaj, rreth 45 vjeçare, ndërsa i lënduari është Mic Elezaj, rreth 21 vjeçar i cili po merr trajtim mjekësor.

Ndërkaq, Policia ka zbuluar detaje për këtë aksident ku njofton se tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes, ndërsa janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Pejës. Fatkeqësisht, njëra nga viktimat është dërguar në spital pa shenja jete, siç ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news