Ylli i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se nuk ndien aspak presion para përballjes së madhe ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke shprehur bindjen se skuadra e tij ka cilësinë e nevojshme për të siguruar një vend në finale.
Sulmuesi i Barcelonës foli në konferencën për shtyp para ndeshjes që do të zhvillohet në Dallas, ku u shfaq i qetë, i përqendruar dhe plot besim, duke theksuar se fokusi i tij mbetet vetëm te ndihma që mund t’i japë ekipit në një nga sfidat më të rëndësishme të turneut, transmeton Klankosova.tv.
Unë luaj në mënyrën që di. Kur jep gjithçka nga vetja, nuk ndien presion”, u shpreh Yamal.
Talenti spanjoll hodhi poshtë edhe komentet se nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë gjatë këtij kampionati, duke theksuar se ndihet i gatshëm për sfidën ndaj Francës.
Jam i bindur se nesër gjithçka do të shkojë mirë. Jam i sigurt se nesër do të jetë një ditë e veçantë”, deklaroi ai.
Yamal pranoi se shënimi i një goli në një ndeshje të kësaj rëndësie do të ishte diçka e veçantë, por theksoi se prioriteti i tij mbetet suksesi i kombëtares spanjolle dhe jo arritjet personale.
Nuk jam i shqetësuar për golat, por është gjithmonë diçka e veçantë të shënosh në ndeshje si kjo. Sigurisht që e pranoj sfidën”, tha sulmuesi.
Spanja do të përballet me Francën në Dallas për të siguruar një biletë drejt finales së Kupës së Botës. Pavarësisht moshës së re, Lamine Yamal është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të përfaqësueses spanjolle dhe pritet të jetë një nga armët kryesore të trajnerit Luis de la Fuente në këtë përballje vendimtare.



