Zyrtare: Napoli prezanton Allegrin si trajner të ri

Massimiliano Allegri është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Napolit, duke nisur një aventurë të re në pankinën e kampionëve të Italisë.

Tekniku italian falënderoi presidentin Aurelio De Laurentiis për besimin dhe vlerësoi punën e bërë nga Antonio Conte.

Napoli është një klub i mësuar të fitojë. Conte ka treguar vlerat e tij dhe jam me fat që është hera e dytë që trashëgoj një skuadër të tij. Shpresoj të jetë një ogur i mirë”, deklaroi Allegri.

Trajneri italian mohoi zërat për kontakte me Federatën Italiane të Futbollit pas largimit të Gennaro Gattusos.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me Federatën. Jam i lumtur që do të punoj me De Laurentiis”, tha ai.

Duke folur për objektivat, Allegri theksoi se skuadra duhet të jetë në formën më të mirë në fazën vendimtare të sezonit.

Duhet të krijojmë bazat që në mars të jemi në gjendjen optimale. Napoli është një qytet i jashtëzakonshëm dhe shumë pasional”, u shpreh ai.

Sa i përket merkatos, Allegri u tregua i rezervuar, duke theksuar se vendimet do të merren së bashku me klubin.

Skuadra ka shumë cilësi. Do të bëjmë vlerësimet tona dhe më pas do të shohim se çfarë na nevojitet për të qenë konkurrues gjatë gjithë sezonit”, përfundoi trajneri i ri i Napolit.

Latest news
Related news