Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi pas përplasjes për parking

Plagosja e mbrëmshme në Pejë dyshohet se ndodhi për shkak të motiveve banale.

Sipas burimeve të Klankosova.tv dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje për parking.

Viktima ka kërkuar që të largohet një veturë, e cila më pas ka shkaktuar konflikt verbal që ka çuar deri tek kapja e armës.

Lidhur me këtë rast, një person B.K, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar nga Prokuroria si “Vrasje në tentativë”.

Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë

Latest news
Related news