Ky është 23-vjeçari nga Peja që përfundoi në pranga pasi u kap me marihuanëSinjali

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku një 23-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u kap me drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari në lidhje me këtë rast është Atdhe Haskaj.

Ai u kap me substancë narkotike mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën e KFOR-it në Pejë, kur patrulla policore që ishte në kuadër të një plani operativ ka ndaluar veturën e tipit Golf.

Gjatë kontrollit brenda veturës së tij, Policia ka gjetur një qese plastike që përmbante një sasi substance që dyshohet të jetë narkotik i llojit Marihuanë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e krim-teknikës për të bërë ekzaminimin dhe dokumentimin e rastit.

Vetura është tërhequr nga policia, ndërsa substanca e dyshuar është sekuestruar si provë materiale.

Ndërkaq, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë.

Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news