Rastet e zhdukjeve të personave vazhdojnë të jenë shqetësim serioz për familjarët dhe institucionet, por në disa raste, përfundimi është me fat. Një i tillë është rasti i fundit në komunën e Kllokotit, ku pas një angazhimi intensiv është lokalizuar personi i raportuar si i zhdukur.
Sinjali mëson se personi në fjalë është Zoran Krcmarevic, rreth 62-vjeçar i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij në fshatin Mogillë, Komuna e Kllokotit.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në aksionin për lokalizimin e tij kanë marrë pjesë zyrtarë policorë nga stacionet e Kllokotit dhe Parteshit, hetues të Njësisë së Hetimeve, Policia Kufitare si dhe pjesëtarë të FSK-së, të cilët kanë zhvilluar një operacion të koordinuar në terren.
Rreth orës 15:00, ekipet kanë arritur ta lokalizojnë Krcmarevic në një zonë malore të thellë në afërsi të kufirit Kosovë–Serbi, saktësisht në territorin e fshatit Kokaj.
Sipas të njëjtave burime, edhe pse nuk janë vërejtur lëndime të dukshme apo shenja gjendjeje të rënduar shëndetësore, atij i është bërë një kontroll mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal, ku është konstatuar se ndodhet në gjendje stabile.
Pas trajtimit të nevojshëm, Zoran Krcmarevic i është dorëzuar familjarëve të tij.
Gazeta Sinjali do të sjell detaje të tjera në vijim lidhur me rrethanat e zhdukjes dhe gjetjes së tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



