Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga pas hallakamës në ‘Hebs’, sulmoi sigurimin për ish-të dashurënSinjali

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e të dyshuarit që shkaktoi incidentin e rëndë në orët e para të mëngjesit në lokalin “Hebs” në Prishtinë, ku situata doli jashtë kontrollit pas një përplasjeje të dhunshme me sigurimin.

Bëhet fjalë për Gramen Hysenaj, rreth 23-vjeçar, i cili hyri me nervozizëm në lokal në përpjekje për të takuar ish-të dashurën, të cilën më herët e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Pavarësisht paralajmërimeve të sigurimit, ai kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar deri në kuzhinën e lokalit.

Burime të Sinjalit thonë se pas përpjekjeve për ta larguar, i dyshuari kishte reaguar me dhunë fizike, duke sulmuar sigurimin me grushte, gjë që çoi në përdorimin e sprejit neutralizues. Pas neutralizimit, Hysenaj u mbajt në kontroll deri në ardhjen e Policisë.

Të përfshirët kanë marrë trajtim mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm” dhe është nën hetime.

Gazeta Sinjali do të vijojë me raportimin e plotë të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news