Messi, LeBron, Brady – krejt yjet më të mëdha të sportit në një vend

Ndër emrat më të mëdhenj në historinë e sportit, Lionel Messi, Tom Brady e Kevin Durant ishin pjesë e një selfieje tashmë virale të publikuar nga CEO i Fanatics, Michael Rubin, gjatë edicionit 2026 të Fanatics Fest në New York.

Fotografia, e cilësuar nga Rubin si “ikonike”, bashkoi figura të njohura nga futbolli, futbolli amerikan, tenisi, basketbolli dhe bota e argëtimit, duke e kthyer eventin në një spektakël të vërtetë të yjeve.

Ky selfie u realizua vetëm pak para finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, duke rritur edhe më shumë atmosferën festive.

Fanatics Fest, i organizuar në Javits Center të Neë Yorkut, është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme për tifozët e sportit, duke sjellë së bashku legjenda të disiplinave të ndryshme, sportistë aktivë dhe figura të njohura të industrisë së argëtimit.

Edicioni i këtij viti mori vëmendje të veçantë pasi u zhvillua në fundjavën e finales së Kupës së Botës 2026.

Latest news
Related news