Ky është njëri nga të arrestuarit në operacionin e KaçanikutSinjali

Njëri nga personat e arrestuar në aksionin e Njësisë Kundër Terrorizmit në Kaçanik, i cili lidhet me hetimin për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, është tashmë i njohur për organet e drejtësisë. Fatjon Tusha (i lindur më 01.09.2009), i cili u ndalua si pjesë e këtij operacioni të ndjeshëm, ka të kaluar kriminale dhe ishte i përfshirë më herët në një tjetër rast penal.

Tusha është vetëm 16 vjeç, por burimet tona thonë se ka qenë i njohur për Policinë edhe më herët, për veprime të karakterit të kundërligjshëm dhe shoqëri të dyshimtë me persona që tashmë janë nën hetime për vepra të rënda penale.

Operacioni që po zhvillohet në Kaçanik lidhet me hetime të thelluara për vrasje të rëndë, pjesëmarrje dhe rekrutim në grupe terroriste, dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të qartësohen pozitat konkrete të secilit nga të ndaluarit.

Sinjali do të vazhdojë të publikojë detaje ekskluzive nga hetimi që ka tronditur opinionin publik dhe që, sipas burimeve, po zgjeron rrjetin e të dyshuarve përtej kufijve lokalë.

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news