Gazeta Sinjali më herët raportoi për një rast shumë të rëndë që ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një 15-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një 58-vjeçar, i cili del te jetë pronar i marketit ku edhe ka ndodhur ngjarja. I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa Sinjali ka zbuluar detaje të reja në lidhje me rastin.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës është 58-vjeçari, Fatmir Rudhani.
Siç merr vesh Sinjali, Rudhani është pronar i marketit “Cani”, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, aty ku e mitura është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.
Kështu ka raportuar në Polici e mitura, e cila ishte e shoqëruar nga babai i saj, dhe bashkë me të e kanë denoncuar rastin pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Sipas deklaratave të tyre në Polici, sulmi seksual ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.
Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.
Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Sulm Seksual”.
Sinjali do të iu mbajë të informuar në lidhje me vazhdimësinë e këtij rasti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



