Ky është zyrtari policor që ra në prangat e IPK-së pasi dyshohet se dhunoi një të mitur – u arrestua bashkë me djalin e tijSinjali

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar dje për një rast të rëndë që përfshin një zyrtar policor, i cili bashkë me djalin e tij të mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri, në fshatin Globoqicë të Kaçanikut.

Gazeta Sinjali, nga burime të sigurta brenda organeve hetimore, ka mësuar identitetin e zyrtarit të arrestuar, i cili është: Dashmir Ceka, punonjës në Stacionin e Policisë Kufitare në Glloboqicë, nën Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindja.

Sipas IPK-së, Ceka, jashtë orarit të punës dhe detyrës zyrtare, ka qenë i përfshirë në incidentin ku është rrahur një i mitur, B.L., të cilit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas hetimeve fillestare dhe sigurimit të provave, në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar në Ferizaj, është inicuar rasti penal për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Ceka është dërguar në mbajtje për 48 orë.

IPK po ashtu ka kërkuar suspendimin e përkohshëm për 72 orë të zyrtarit, për të garantuar integritetin e hetimeve dhe për të ruajtur besimin e publikut në institucionin e Policisë.

Gazeta Sinjali do të sjellë informata shtesë në vijim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news