Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Armend Zemaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për zhvillimet e fundit në skenën politike, konkretisht për mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër të Kosovës.
Gjithashtu, me Zemajn do të diskutojmë edhe për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.
A do të ndryshojë mendje LDK-ja për Qeverinë Konjufca?
A ka votë Armend Zemaj për Glauk Konjufcën si kryeministër?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post LDK-ja i tha ‘jo’ një qeverie të pakicës – Armend Zemaj sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.



