I ftuari i radhës te “Shija e Anës” ishte moderatori dhe regjisori Korab Lecaj, i njohur për emisionin e tij të dikurshëm “Rendez Vous” e tani me “Voyage”, emision ky i dedikuar filmave.
Me mbi 20 vjet në media, Korabi ka nisur të krijojë edhe filma. Së fundmi, ai ka realizuar një film të metrazhit të shkurtë me temën për burrat e dhunuar në Kosovë “Klithmat”, film ky që u prit mirë nga kritikët.
Gjatë bisedës, Korabi zbuloi se tani e ka në plan që ta sfidojë veten me një film të metrazhit të gjatë. Ndër të tjera, ai theksoi se do të mbetet me temën e luftës, por duke paraqitur një kahje tjetër – një ngjarje të vërtetë ku do të pasqyrojë historinë e dy gazetarëve të Associated Press.
Për të zbuluar më tepër klikoni në linkun më poshtë.



