Lille cakton çmimin për talentin Bouaddi

Ayyoub Bouaddi vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane pas paraqitjeve mbresëlënëse me Lille dhe në Kupën e Botës.

Mesfushori maroken 18-vjeçar konsiderohet një nga talentët më premtues të merkatos së verës.

Sipas raportimeve nga Anglia, Lille nuk është i gatshëm të dëgjojë oferta nën 70 milionë euro për kartonin e tij.

Interesim për Bouaddin kanë shfaqur disa gjigantë evropianë, përfshirë Real Madridin, Arsenalin dhe Liverpoolin, të cilët po monitorojnë nga afër situatën e lojtarit./Klankosova.tv

Latest news
Related news