Lirohet nga burgu, por ndalohet sërish – i dyshuari përfundon në mbajtje për armëmbajtje pa lejeSinjali

Burime të Sinjalit konfirmojnë se më 19 maj 2025, pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali ku po vuante një dënim 50-ditor, Faton Bislimi është ndaluar sërish me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Menjëherë pas përfundimit të dënimit të mëparshëm, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje , në orën 19:30, si i dyshuar për përfshirje në një rast më të gjerë që po hetohet për armëmbajtje pa leje.

Ky ndalim i ri lidhet me rastin e datës 16 maj 2025, kur gjatë një operacioni të Njësisë Anti-Drogë dhe Hetimeve Rajonale në Prishtinë, Bislimi ishte arrestuar në rrugën “Astrit Rrushi” me dy armë zjarri – një Glock 9×19, një SigSauer 9mm, si dhe fishekë dhe karikatorë.

Në të njëjtin rast, ishte arrestuar edhe Dardan Krasniqi, i cili kishte në posedim armë të tipit Reximex TRX9 me municion. Rasti ishte iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë masa të ndara ligjore.

Hetimet janë në vazhdim dhe Prokuroria po trajton elemente shtesë të rastit të hapur.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news