Liverpool monitoron “xhevahirin” e Meksikës

Liverpool po ndjek nga afër talentin 17-vjeçar meksikan Gilberto Mora, duke dërguar skautë për ta vëzhguar në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori ofensiv i Club Tijuana ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij me Meksikën dhe konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit meksikan.

Klubi anglez dëshiron ta vlerësojë lojtarin pas ndeshjes së 1/8 së finales ndaj Anglisë, transmeton Klankosova.tv.

Nëse vazhdon të shkëlqejë, Liverpool mund të lëvizë shpejt për ta transferuar, përpara se vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.

Latest news
Related news