Liverpooli në rrezik për Ligën e Kampionëve, e thyen Villa

Aston Villa e ka mundur 4-2, Liverpoolin në xhiron e parafundit të Premier Ligës duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Por kjo i rrezikon të Kuqtë, të cilët mund të kualifikohen si vendi i pestë për shkak të performancës së mirë të ligës.

Bournemouthi me fitore ndaj Manchester Cityt në javën e parafundit do t’i afrohej në një pikë kampionit në fuqi të Anglisë, dhe do të shihej në javën e fundit se si do të përfundonin gjërat.

Sa i përket takimit, Olly Watkins me dy gola dhe Morgan Rogers e John McGinn me nga një, siguruan fitoren e vendësve.

Në anën tjetër, të dy golat e Liverpoolit i shënoi kapiteni Virgil van Dijk.

Latest news
Related news