Lojtarët e Shkupit në lot, e anulojnë stërvitjen e sotme pas vdekjes së Lazarovit në tragjedinë e Koçanit

Klubi i futbollit Shkupi ka reaguar edhe një herë pas humbjes së lojtarit të tyre, Andrej Lazarovit në tragjedinë e Koçanit, ku në një klub nate vdiqën 59 njerëz pas një shpërthimi të zjarrit.

Shkupi tha se me një boshllëk të madh dhe dhimbje pafund, pas humbjes së Lazarovit sot tentuan që t’i rikthehen procesit stërvitor, por stërvitja e sotme u anulua me kërkesë të lojtarëve.

“Stërvitjet dhe vazhdimi i sezonit do të jenë më të vështirat ndonjëherë për ne, por do të luajmë për të, me të dhe në nder të tij”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Lazarov ishte një nga 59 të vdekurit e tragjedisë në Koçan, ku sipas raportimeve, ai humbi jetën duke i ndihmuar të tjerët që të dilnin nga klubi i natës të cilin e kaploi flaka.

The post Lojtarët e Shkupit në lot, e anulojnë stërvitjen e sotme pas vdekjes së Lazarovit në tragjedinë e Koçanit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news