Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër – Haxhi Avdyli sot në “DPT të Fidani”

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Haxhi Avdyli, deputet i Partisë Guxo.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër të Kosovës.

Gjithashtu, me Avdylin do të flitet edhe për detaje tjera për formimin e qeverisë së re pas mandatimit të Konjufcës.

A do të jetë kabineti i njëjtë që është propozuar nga Kurti edhe në “Qeverinë Konjufca”?

Ku do ta ketë vendin Kurti në qeveri?

A i ka VV-ja votat për këtë qeveri?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

The post Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër – Haxhi Avdyli sot në “DPT të Fidani” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news