Gennaro Gattuso, do të jetë trajner i ri i Italisë.
Lajmi u bë i ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas tij, tashmë është arritur marrëveshja mes Federatës Italiane të Futbollit dhe ikonës së Milanit, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarizimi i Gattusos si trajner i “Azzurëve”, do të bëhet gjatë javës së ardhshme.
Ai do të jetë pasues i Luciano Spallettit, i cili u shkarkua javën e kalaur, pas humbjes turpëruese nga Norvegjia, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Synimi i 47-vjeçarit, do të jetë kualifikimi i Italisë në Kampionatin Botëror 2026, që mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
The post Marrëveshja gati, Gattuso trajner i ri i Italisë appeared first on Klan Kosova.



